Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane, ka vlerësuar se gjendja ekonomike është rëndë.
Në konferencën për media të organizuar nga këto dy oda u tha se mosmiratimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është lajm jo i mirë, raporton Ekonomia Online.
Berat Rukiqi kryetarë i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se nëse Qeveria nuk ndrynë me mjete financiare deri në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit tetor, kolapsi është i pashmangshëm.
“Ne vazhdimisht kemi qenë aktiv në kërkesat tona dhe janë dy konstatime që gjendja ekonomike është e rëndë. Nga fillimi i pandemisë humbjet në ekonomi janë në vlerën 1 miliardë euro, dhe duhet ndërhyrë shpejt për pjesën e përgjegjësisë që ka qeveria në adresimin e kësaj situate të rëndë. Nëse nuk intervenohet me mjete në ekonomi gjatë fundit të këtij muaji dhe fillimi tetorit kolapsi është i pashmangshëm dhe mbylljen e vendeve të punës dhe bizneseve”, tha Rukiqi.
Ai tha se një shqetësim tjetër është se shumica e mjeteve nuk kanë fillua të shpërndahen dhe kjo na ka nxit të kemi takim të shpejt me Ministren e Financave”.
Ai ka propozuar që të ndahen nga 100 euro për punëtorët në sektorin privat.
Ndërsa, Drejtori i Odës Amerikane Arian Zeka theksoi se po bëhen disa muaj që oda ekonomike dhe amerikane kanë bashkuar forcat për të adresuar problemet e sektorit privat.
“Realisht nuk duhet që ja kemi dalë me shumë sukses sepse lajmi i fundit nga Kuvendi është se nuk kaluar ligji për rimëkëmbje ekonomike, i cili është i rëndësishëm për sektorin privat”.
“Debati në Kuvend është i natyrës politike. Kemi nevojë për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe atij edukativ”, tha Zeka.