Ekonomia po shkon drejt humnerës!

Prishtinë | 04 Sht 2023 | 19:32 | Nga Lavdim Hamidi

Po mashtrojnë!

VV-ja po mburret me rritjen e investimeve të huaja direkte. E vërteta është se 80% e këtyre investimeve shkojnë në patundshmëri që blihen nga diaspora, jo në biznese prodhuese. Këtë gjë e dëshmojnë edhe raportet e BQK-së, të cilën e ka kapur VV-ja!

Asnjë investitor serioz nuk ka ardhë në Kosovë në tri vitet e fundit, madje as ai Gjonbalaj që i premtojke 50 milionë euro investime.

Paradoksi tjetër është se nëse për 4 muaj kemi pasur 251 milionë euro investime të huaja direkte në Kosovë, për 3 muaj investimet e kosovarëve në Shqipëri kanë arritur në 105 milionë euro.

Mos u mburrni, ekonomia po shkon drejt humnerës!

Të ngjashme