Kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se tha nëse nuk ka kundërthënie mes përfaqësuesve institucional, atëherë Kosova mund të ketë një ekonomi shumë më konkurruese dhe të zhvilluar, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri në konferencën “Dialogu publik-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat”.
“Sot të këtu bashkërisht si përfaqësues të bizneseve jemi këtu për të diskutuar dhe për të bërë përpjekjet publike për modernizimin e ekonomisë së Kosovës”.
“Kosova si shtet i pavarur dhe sovran përveç qëndrueshmërisë institucionale duhet ta ketë më te fuqishëm zhvillimin e vet ekonomik. Kjo arrihet duke pasur një ekonomi të qëndrueshme”.
“Nëse ne kemi partneritet dhe jo kundër thënie mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës ne mund të kemi një ekonomi shumë më konkurruese”.
Veseli tha se Kosova mund të ketë pasë më shumë popullsi të madhe në vitin 1981 se sa mund të ketë në vitin 2021.
“Kemi parasysh vitin 1981 dhe 2021 ne mund të mi një degradim demografik. Më shumë kemi pasur banorë në vitin 1981 se sa në vitin 2021. Ata vëllezër dhe motra tona kanë nevojë për Kosovën për vet fatin qe jetojnë më shumë me ne”.
Veselit i mangët po i duket edhe bashkëpunimi mes odave ekonomike si dhe institucioneve të Kosovës.
“Kam pritë më shumë prej odave ekonomike që të jenë influencues duhet ta them këtë që nuk kemi pasë sukses për shkak që ne politika dhe odat ekonomike s’kemi mujtë me u marrë vesh, për shkak që po bëjmë politika të thata dhe këto nuk na dërgojnë askund”.
Kryetari i Odës Ekomomike, Berat Rukiqi, i cili njeherësh moderoi konferencën, tha se me politikat publike, ka lëvizje të qartë të fuqisë punëtore drejt vendeve të tjera.
Ai e konsideroi të domosdoshme ndërmarrjen e masave për ndalimin e kësaj ikjeje, duke krijuar kushte për punë brenda Kosovës.
“Sot është aktiviteti i parë i tillë i zyrës së komunitetit të biznesit, një zyre e themeluar shumë vite më herët, me iniciativën e kryetarit të kuvendit dhe organizatave biznesore që për qëllim ka promovimin e agjendës legjislative që e përkrahë zhvillimin e sektorit privat”.
“Kjo zyre tash udhëhiqet nga zyra e odës ekonomike së Kosovës në bashkëpunim me të gjitha shoqatat që mbrojnë interesat e biznesit në vend. Sot në këtë format po e fillojmë punën tonë publike dhe po prezantojmë disa nga sfidat dhe propozimet kryesore që munden me avancuar zhvillimin ekonomik në vend”.
“Realisht kjo që jemi sot është e kundërta dhe odat janë bashkë me rritë influencën dhe në disa praktika kemi dëshmuar që duke qenë të unifikuar në shumë çështje të rëndësishme kemi rritë rezultate të mira me presion pozitiv”.
Sipas Rukiqit politikat publike për pagat e kanë bërë sektorin privat jo atraktiv.
“Iu referuat demografisë, Kosova e ka një devidentë demografike ku të gjithë po shqetësohemi që po e humbin si mundësi për shkak që sot me politikat publike për pagat e kemi bërë jo atraktiv sektorin privat. Sot kemi një lëvizje masive në kuptim të shkathtësive drejtë vendeve që janë me leje pune”.
“Ta ndalim këtë lëvizje për shkak që fuqia punëtore ka qenë aduti kryesor i Kosovës edhe me tërheqë investime të huaja direkte, ne kemi bërë shumë për politikat fiskale në stimulim të prodhimit duke liruar lëndën e parë”.
Edhe sundimi i ligjit sipas Rukqit ka shumë rëndësi në zhvillimin ekonomik në vend, ai tha se pikërisht sundimi i ligjit ka mbetur një vrimë e zezë e cila pengon zhvillimin e vendit.
“Ne e kemi të qartë që sundimi i ligjit mbetet ajo vrima e zezë që e pengon pjesën më të madhe të zhvillimit të vendit”.
“Tema e sundimit të ligjit dhe shumë tema tjera janë çështje të cilat duhet të jenë në fokusin e zyrës së komunitetit të biznesit përfshirë këtu edhe ngritjen e aftësisë konkurruese të prodhimit vendor, eksportit”.