Subvencionimi i energjisë tregon “kulmin e varfërisë” – inflacioni e varfëroi qytetarin për 40 %

Prishtinë | 21 Pri 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shkalla e lartë e inflacionit dhe ndalja e investimeve kapitale, ka bërë që ekonomia vendëse të marrë goditje të rëndë, vlerësojnë ekonomistët. Sipas tyre, edhe shpërndarja e parasë nuk ishte e duhur, krahasuar me vendet e rajonit.

Ekonomistët kanë vërejtje edhe për mënyrën se si është bërë subvencionimi i energjisë, pasi sipas tyre tregon për “kulmin e varfërisë”.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, ka thënë për Ekonomia Online se inflacioni në Kosovë e ka varfëruar shumë qytetarin. Fajtor pjesërisht për këtë e bën Qeverinë, pasi sipas tij kjo e fundit nuk ka ndërmarrë masa adekuate.

Ndonëse thotë se nuk dihet saktë sa është vlera e inflacionit në Kosovë, ajo e ka varfëruar qytetarin për 40 për qind.

“Inflacioni është çështje që më së shumti e ka varfëruar qytetarin. Në inflacion shifrat tregojnë se ka para, kemi të hyra, por në anën tjetër nuk mund të marrin sasinë e njëjtë e cila është marrë në vitin 2021. Asnjëherë saktë nuk e dimë sa ka qenë inflacioni por inflacioni i cili është real që më shumë se 40 për qind e ka varfëruar çdo pagë dhe çdo të hyrë të biznesit dhe qytetarit, dhe këtë e ka ndihmuar rritja e çmimeve, inflacioni, devalvimi i euros, e që Qeveria e Kosovës pjesërisht është fajtorë. Vetëm me prodhim vendi, ne mund t’i kundërvihemi importit. Deficiti tregtar është më i larti në historinë e Kosovës dhe kjo është tepër e rëndë për Kosovën dhe e papërballueshme”, tha Shahini duke kritikuar edhe ndaljen e investimeve kapitale.

“Ministria Industrisë e ka shfrytëzuar vetëm 16 për qind buxhetin kapital, dhe kjo është tepër e vogël. Po ashtu Ministria Ekonomisë dikun rreth 38 për qind, dhe këto janë nën çdo nivel dhe ne mburremi që kemi para, por që nuk po dimë sesi t’i harxhojmë. Qeveria e vendit fillimisht duhet të fillojë me investime kapitale, e cila e fut në zinxhir qarkullimin e parasë dhe të biznesit”, tha tutje Shahini.

E për ish-ministrin e Financave, Haki Shatri, shpërndarja e parave përmes pakove e subvencionimit të energjisë, tregon kulmin e fukarallëkut.

Ai e quan Kosovën si vendin më të pazhvilluar në Evropë, pasi ka GDP-në më të ulëtën.

Shatri ka përmendur edhe kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në KEK, me ç’rast thotë se situata do të ishte në favor të Kosovës.

“Kosova është vendi më i pazhvilluar në regjion e Evropë. GDP e kemi afër 4500 dollarë për kokë banori, pra më të ulëtën në Evropë, dhe në këtë GDP shtohen edhe mbi 1 miliard euro që vijnë nga diaspora, dhe në këto kushte është e domosdoshme edhe politikat sociale aktive, pra duhet me i ndihmu edhe kategoritë me nevojë, personat e paaftë, kategoritë e ndryshme, por lëvdata se përse kanë subvencionuar më shumë rrymë në regjion, nuk është për t’u lavdëruar por për t’u brengosur sepse kemi ardh në një situatë që kjo strukturë politike që është në Qeveri e ka kundërshtuar ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, me forcë e me dhunë. Tash lavdërohen se e kanë marrë një donacion prej 75 milionë euro nga BE-ja, dhe ne tash u shpërndajmë një kategorie qytetarëve sepse po i shpenzon deri në 800 KWH, kjo është fundi i fukarallëkut”, u shpreh ai.

Të ngjashme