Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se ekonomisti Lulzim Berisha është bërë pjesë e kësaj partie.
“Lulzimi ka dhënë kontribut të vazhdueshëm që nga viti 2007 në sektorin publik dhe privat, në Ministrinë e Financave, në Odën Ekonomike të Kosovës, në Shoqatën e Kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës”.
“Në të kaluarën ka qenë edhe Kryetar i Komisionit për Licencim të Firmave dhe Auditorëve Ligjor, si dhe Anëtar i Komisionit për Kontroll të Kualitetit. Si ekspert ekonomie dhe si pjesë e PDK-së, ai do të vazhdojë ta japë kontributin e tij në ndërtimin e të ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.