Ekrem Mustafa, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, u ka uruar festën e Vitit të Ri të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve.
“Në prag të ndërrimit të motmoteve, dua t’i uroj në radhë të parë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve, të cilët në kohën kur të gjithë janë pranë familjeve të tyre në këtë natë të Vitit të Ri, ata i bëjnë roje sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës”.
“Gjithashtu dua t’i uroj edhe të gjithë qytetarët e vendit, me dëshirën që 2020-ta të jetë vit i suksesit, mirëqenies dhe sigurisë”.