Ekskluzive: Kjo është lista me emrat e të arrestuarve gjatë aksionit që goditi auto sallonet

Prishtinë | 02 Mar 2023 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Pista e hetimit të rastit ‘Brezovica’ tashëm është zgjeruar dhe në pranga të Policisë kanë rënë edhe 14 persona të dyshuar për përfshirë në veprimtari kriminale. Në kuadër të këtij rasti, Prokuroria Themelore në Ferizaj zhvilloi sot aksion, në asistim me Policinë, ATK-në dhe Doganën, ku u bastisën 8 auto sallone.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht nga mëngjesi për këtë operacion, ndërsa tashmë ka mësuar emrat e personave që u arrestuan sot.

Aksioni ka përfunduar me vënien në pranga të ë dyshuarve për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi dhe konfiskimin e veturave, armëve e dëshmive të tjera, që do të shfrytëzohen si prova në këtë rast.

LISTAAA

Auto sallonet “Iliri, “Besa” dhe “Lipjani”, janë vetëm disa nga këto biznese në të cilat zbarkuan sot njësitë e Policisë, ku u konfiskuan edhe vetura luksoze, që kapin vlerën e miliona eurove.

Burimet e Sinjalit thonë se disa prej të arrestuarve janë edhe pronarë të këtyre bizneseve, por jo të gjithë janë kapur në bizneset e tyre, prandaj janë kryer kontrolle edhe në disa shtëpi, lokale e zyre të ndryshme.

Bastisjet janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe Vitisë, njoftoi Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Të dyshuarit që u kapën dyshohen për veprat penale të fajde, detyrimit dhe Shmangies nga tatimi.

“Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.​”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme