Ky është i dyshuari për plagosjen e 25-vjeçarit prapa objektit të Gjinekologjisë në QKUK

| 10 Kor 2022 | 12:17 | Nga

Një person është plagosur mbrëmë pas një përleshje me armë zjarri prapa objektit të Klinikës Gjinekologjike në QKUK.

Rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 pas një ngatërrese që kanë pasur dy persona mes vete, që eskaloi me përdorimin e armës. Shkak i kësaj, një person ka përfunduar në Emergjencë, ku po merr trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve të marra.

Sinjali mëson se i dyshuari për plagosjen e 25-vjeçarit është Edmond Beka.

Burimet thonë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende s’dihen motivet e rastit.

Të ngjashme