Ekskluzivisht në IPKO dhe DigitAlb, ndeshjet e Kupës së Turqisë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

IPKO Telecommunications L.L.C është besnike ndaj të gjithë klientëve të
saj, prandaj vazhdon t’i befasojë ata me shumë risi. Befasia e IPKO-së dhe
DigitAlb kësaj radhe vjen nga futbolli turk.
IPKO dhe DigitAlb kanë siguruar transmetimin ekskluziv të gjysmëfinaleve
dhe të finalës së Kupës së Turqisë.

Kështu, më 3 dhe 4 mars do të luhen gjysmëfinalet e para: Trabzonspor-
Fenerbahçe dhe Antalyaspor-Alanyaspor ndërsa ndeshjet e kthimit pra
gjysmëfinalet e dyta do të zhvillohen me 21 prill. Ndërkohë, finalja e Kupës
së Turqisë është programuar të zhvillohet me 21 maj.

IPKO Telecommunications L.L.C është operatori më i qëndrueshëm në
Kosovë dhe është e njohur për ofrimin e përmbajtjes superiore televizive,
kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.

Të ngjashme