Të paktën 6 nxënës humbën jetën në Indonezi ditën e sotme (21 shkurt) dhe 5 të tjerë rezultojnë të humbur pasi ata u rrëzuan në një lumë gjatë një ekskursioni shkolle.
Rreth 250 nxënë po ecnin pranë shtratit të lumit Seebor, ku për shkak të kushteve atmosferike, valë të mëdha uji i përpin ata.
Sipas raportimeve të autoriteteve, 6 fëmijë mbetën të vrarë, 6 të plagosur dhe 5 persona të tjerë rezultojnë të humbur.
Zëdhënësi i autoritetit të emergjencave civile deklaroi se gjatë kohës që fëmijët po zhvillonin ekskursionin nuk binte shi.