Eksperimenti: Sa durohen meshkujt pa shikuar gjoksin e një femre?

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 20:15 | Nga

Meshkujt e parezistueshëm, me sharmin e tyre të parezistueshëm edhe këtë herë tregojnë se janë të papërmbajtshëm e të pasjellshëm.

Është krejtësisht e njohur që meshkujt patjetër duhet të vështrojnë gjoksin e femrës që në takimin e parë, mirëpo është e vështirë të besohet që mu ky është veprimi i parë që e bëjnë.

Eksperimenti më i ri në të cilin kanë marrë pjesë katër femra dhe tetë meshkuj, ka treguar që meshkujt edhe me vetëdije, edhe pa vetëdije në pesë sekondat e parë shikimin e orientojnë drejt në gjoksin e femrës.

https://www.youtube.com/watch?v=2klQY4BFZPs

Këtë hulumtim e ka realizuar ekipi i Daily Mail-it, i cili ka studiuar marrëdhëniet mashkull-femër.

Në të vërtetë, meshkujve u janë vënë syze të posaçme të cilat orientojnë shikimin e tyre dhe kështu janë nxjerrë rezultatet.

Është interesante që grupi tjetër prej katër meshkujve kanë ditur qëllimin e eksperimentit, mirëpo megjithatë nuk kanë mundur të përmbajnë shikimin e tyre në sytë apo gojët e femrave të cilat i njohin për herë të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme