Ekspertët amerikanë: Udhëtimet gjatë festave të fundvitit do të nxisin përhapjen e Omicronit

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 07:17 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët amerikanë kanë paralajmëruar se udhëtimet gjatë festave të fundvitit do të nxisin përhapjen e variantit të ri të COVID-19, Omicronit.

Dr. Anthony Fauci tha se ky variant ka aftësi të jashtëzakonshme të përhapjes.

programin Meet the Press të NBC të dielën.

“Nuk ka dyshim për këtë, Omicron ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përhapur”, u shpreh ai.

Vendet po shtrëngojnë masat ndërsa varianti me mutacion të madh përhapet.

Në Evropë, Franca dhe Gjermania janë ndër ato që bëjnë kufizime të udhëtimit, ndërkaq Holanda ka vendosur një bllokim të rreptë gjatë festave të fundvitit.

Qeveritë, gjithashtu po shtojnë programet e tyre të vaksinimit ndaj COVID-19, pasi studiuesit thanë se vaksina shtesë mund të sigurojë rreth 85% mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme