Derisa njerëzit mbrojnë kauzat për ruajtjen e planetit – nga mundësitë se temperaturat në planetin Tokë mund të rriten – ekspertët kanë filluar të shohin se mund të ndodhë e kundërta.
Ata kanë paralajmëruar se dielli mund të shkojë në një gjendje të “fjetur” që mund të shkaktojë një “epokë akullnajash” në Tokë.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, profesoresha Valentina Zharkova nga Universiteti Northumbria zbuloi se viti 2020 është viti ku dielli mund të hyjë në një periudhë “gjumi të thellë” i referuar gjithashtu si “Grand Solar Minimum” ose GSM.
Kjo do të thotë që energjia që dhuron një yll zvogëlohet për një periudhë kohore.
Hera e fundit që një gjë e tillë të ketë ndodhur thuhet të ketë qenë dy vjet më parë.
Profesoresha Zharkova sqaroi se zvogëlimi diellor do të rezultonte me rënie të temperaturave, me 1 Gradë të Celsiusit.
Edhe pse kjo rënie e temperaturës mund të duket e vogël, prapë mund të shkaktojë probleme të mëdha, veçanërisht në aspektin e bujqësisë në të gjithë botën.
Prof. Zharkova sqaroi gjithashtu se ky “zvogëlim diellor” mund të zgjasë për tre dekada, gjatë gjithë viteve 2050, që do të thotë se stinët e nxehta të vitit do të bëhen më të freskëta dhe më të lagështa.
“Më pak pika dielli të formuara në sipërfaqen diellore, dhe kështu më pak energji dhe rrezatim do të lëshohen drejt planetëve dhe Tokës”, ka thënë Zharkova.
Për vendet që përjetojnë të katër stinët, dimri gjithashtu mund të jetë më i ftohtë dhe më i lagësht, dhe ngricat e mëdha mund të ndodhin në vende të ndryshme, siç po ndodhë edhe në Kanada.
Përkundër pretendimeve të Zharkovës, ekspertët e tjerë kanë thënë se ky “zvogëlim diellor” do të shkaktohet për shkak të ndryshimit të klimës që po ndodh aktualisht.
Ndërkohë, në anën e kundërt, një stuhi diellore mund të shkatërronte teknologjinë në Tokë.
Kjo është për shkak të sasisë së rrezatimit nga dielli që ngrohë atmosferën dhe do të rezultojë në satelitët që përpiqen të depërtojnë në atmosferë gjithashtu.
Duke pasur parasysh këtë, do të ndikojë shumë në “shërbimet e internetit, operimin e GPS, si dhe televizionin satelitor dhe shërbimet e telefonit celular”.
Rrymat e rritura në fushën magnetike të Tokës gjithashtu mund të shkaktojnë pasoja të mëdha në rrjetin e energjisë elektrike, në linjat e energjisë, madje mund të hedh në erë transformatorët.
Stacionet e energjisë do të pësojnë gjithashtu humbje të elektricitetit, për shkak të kësaj rritje.