Ekspertët kanë thënë se fundmi se koronavirusi i ri Covid-19 mund të bëhet një virus sezonal që kthehet çdo dimër, ashtu siç ndodh me koronaviruse të tjera të familjes së tij.
Deri tani vetëm 20 për qind e rasteve të konfirmuara kanë klasifikuar si kritike apo të rënda ndërsa masa e vdekjeve është rreth 2 përqind.
Shkencëtarët thonë se ka gjasa që virusi të bëhet sezonal duke u shuar në pranverë për t’u rikthyer dirin tjetër.
Profesor John Oxford, virolog i universitetit Queen Mary në Londër tha: “Kjo është diçka e paparashikueshme por nëse shikojmë sjelljen e koronaviruseve të tjera të kësaj familjeje që janë respiratore, ato janë sezonale, me sa kemi njohur këto 50 vitet e fundit”.
“Ato janë si i ftohti i zakonshëm, dhe vetëm në Angli ka disa mijëra të infektuar. Qoftë ai Covid-19 apo jo, ne duhet të presim e të shohim, por opinioni im është ky. Virusi pritet të qetësohet dhe të kthehet në diçka sezonale”.
Dr Oxford se natyra e virusit dhe shtimi i masave si evitimi i kontakteve me puthje apo përqafime, së bashku me krijimin e mejkimeve të reja nga industria, do të japin efekte në terren, transmeton TCh.
“Teksa pranvera afron numrat do të bien, jo për shkak të virusit ppor prej zakoneve tona që do ta bëjnë atë më pak të transferueshëm apo të transmetueshëm”.