Ekspertët e OKB-së bëjnë thirrje për hetime mbi krimet e luftës Izrael-Hamas

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët e OKB-së kanë bërë thirrje për hetime “të shpejta, transparente dhe të pavarura” për ngjarjet në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze më 7 tetor dhe më pas.

“Hetuesve të pavarur duhet t’u jepen burimet, mbështetja dhe aksesi i nevojshëm për të kryer hetime të shpejta, të plota dhe të paanshme për krimet që supozohet se janë kryer nga të gjitha palët në konflikt”, thanë ekspertët në një deklaratë.

Ata i kërkuan komunitetit ndërkombëtar të sigurojë që të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të sillen menjëherë para drejtësisë, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka asnjë statut parashkrimi për krime të tilla dhe ato bien nën juridiksionin universal, që do të thotë se gjykatat në çdo vend mund të ushtrojnë autoritetin e tyre për të ndjekur penalisht personat përgjegjës, pavarësisht nga kombësia e tyre dhe vendi ku janë kryer krimet”, thanë ata.

Të ngjashme