Ekspertët e sigurisë: Hapja e Urës pa pëlqimin e aleatëve është aventurë e rrezikshme, çdo gjë mund të kthehet 15 vjet mbrapa

Prishtinë | 01 Sht 2024 | 08:30 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hapja e Urës së Ibrit pa një konsultim paraprak me aleatët, rrezikon raportet me ndërkombëtarët dhe rrezikon të rikthejë situatën 15 vjet mbrapa duke barrikaduar në tërësi Urën e Ibrit nga KFOR-i. Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve të sigurisë.

Profesori universitar, Fatmir Çollaku, ka thënë për Ekonomia Online se është një “aventurë e rrezikshme”, insistimi i qeveritarëve për hapjen e Urës së Ibrit pa pëlqimin e aleatëve ndërkombëtar.

Ai konsideron se situata mund të kthehet në vitin 2004 – që forcat e KFOR-it ta barrikadojnë pjesën që ndanë Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

“Është aventurë e rrezikshme hapja e Urës pa pëlqimin dhe dakordimin e miqve ndërkombëtar, patjetër duhet të ketë dakordim me SHBA-në dhe NATO-n, sepse në të kundërtën është kundër efekt hapja e Urës së  Ibrit një anshëm, duhet patjetër të ketë koordinim dhe bashkëpunim me miqtë tanë  ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në dhe NATO-n. Nuk ka rrezik fare por ka hapa mbrapa sepse KFOR-i shumë lehtë, brenda një kohe shumë të shkurtër një orë apo dy, mund ta barrikadojë, përkatësisht mund ta bllokojë urën me autoblinda ose tela gjemborë dhe çdo gjë kthehet 15 vjet mbrapa”, ka thënë ai.

Por të kundërtën e mendon eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi. Ai mendon se hapja e urës nuk ka rrezik për eskalim të situatës. Sipas tij, liderët institucional duhet të marrin vendime në bashkëpunim me ndërkombëtarët.  

“Mendoj që ky status ka gjasa të ndërpritet dhe Ura do të hapet, nuk ka asnjë  rrezik për një  eskalim të situatës por duhet që liderët mos të marrin vendim të njëanshëm por çdoherë në bashkëpunim edhe me partnerë strategjik në raport me SHBA-në për të cilët u dha vërejtja se do të  shkoni në përmes takimeve të Brukselit, si marrëveshje e Brukselit e cila në vitin 2017 ka pasur një formë me planin e veprimit por mendoj që  edhe këto nuk do të  sjellin rezultate por gjithsesi, lidershipi jonë  duhet të  zbatojë  këto sugjerime apo udhëzime të  partnerëve tonë  ngase vendimet e një anshme mund të  sjellin situatën, për shkak të  tensioneve rajonale që  mjafton diku të  shkrepë  dhe ajo në  formë zingjirore të  përhapet edhe mundësia e konfliktit, dhe andaj duhet të  jenë  të  kujdesshëm të  kenë  në  bashkë  rëndim dhe bashkë veprim me prezencën ndërkombëtare në  Kosovë”, ka thënë Ibishi.

Eksperti i sigurisë e konsideron situatë të rrezikshme nëse Kosova nuk bashkëpunon me ShBA-në dhe aleatët tjerë.

“Mendoj që  është e rrezikshme sepse i bie sikur Serbia ka lobuar shumë  duke ngritur çështjen edhe pse ajo nuk është  një  pasiguri hapja e Urës përkundër asaj që i lidh komunitetet në  të  dy anët, është  punë  që  integron atë  çka pretendojnë  qeveritarët tanë  por tendencat serbe janë  për t’u nda veriu me jugun për t’u bërë një sistem deskrutiv i veprimit por që lidershipi serbë kanë mbërri në qendër e vendosjes për me  krijuar një opinion se ajo mundë të ketë një rrezikshmëri të  lartë , dhe mendoj që  shumë më mirë është që kjo të shkoj në  koordinim dhe bashkë veprim me ndërkombëtarët dhe jo të merret një  veprim i një anshëm i pakoordinuar dhe ajo mundë të ketë pasoja, ngase ndërkombëtarë të kanë sugjeruar në mënyrë të prekët por edhe vizita e fundit e zotit Burns”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti gjatë javës ka thënë se për hapjen e urës Lumin Ibër në Mitrovicë, janë duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si trajtimin e draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull.

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes. E liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti me 28 gusht në mbledhjen e qeverisë.

Të ngjashme