Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pritur në takim ekipin e ekspertëve të Institutit “Robert Koch”, raporton Ekonomia Online.
Zemaj pas takimit ka falënderuar ata për vizitën dhe për mundësin që u kanë dhënë mjekëve kosovarë që të ndajnë përvojat me ta.
Sipas tij, institucionet kanë arritur që ta menaxhojnë pandeminë, duke u renditur ndër shtatë vendet e para. Ai u ka bërë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat anti-Covid.
“Për dy javë me vizitat e tyre në QKUK dhe spitale raonale në IKShPK janë duke marrë dhe duke trajtuar mënyrat e trajtimit të pandemisë dhe janë duke parë të gjitha kapacitet, por edhe për shërbimet shëndetësore që jepen në Kosovë”.
“…jam shumë i kënaqur me vlerësimin e tyre, për punë e profesionistëve shëndetësorë të organizmit tonë se si e kemi menaxhuar situatën pandemike pas hapjes të pakontrolluar si qeveri e re. Sot jemi ndër 7 vendet që po e menaxhojmë pandeminë”.
Ndërsa, Jonathan Baum nga institutit “Robert Koch”, ka lavdëruara punën e profesionistëve shëndetësor, duke shtuar se ata rrezikuan edhe jetën për tu dal në ndihmë pacientëve, raporton EO.
“Covid-19 nuk i respekton kufijtë prandaj është e nevojshme që të qëndrojmë së bashkë në këtë luftë. ardhja këtu tregon se i rëndësishëm është bashkëpunimi për ta mposhtur këtë virus. Falënderoj ministrin dhe punëtorët shëndetësor që janë përballur me këtë pandemi”.
“…stafi është i dedikuar dhe thjeshtë ata e kanë rrezikuar edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Prandaj i falënderoj të gjithë punëtorët shëndetësor. U shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur jetën nga Covid dhe familjeve të tyre. Mjekët mund ta kryejnë punë në klinika, por ne jemi të obliguar të duke iu përmbajtur rregullave”.
Ekspertët e Institutit “Robert Koch” prej dy javësh kanë ardhur në Kosovë me mision vlerësimin e situatës me Covid-19.