Një grup ekspertësh kanë bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara duhet të realizojnë 200 milionë teste çdo muaj, me qëllim që të kenë mundësi ta kontrollojnë pandeminë e koronavirusit.
Sipas studimit të këtyre ekspertëve, ky numër është shumë më lart sesa kapaciteti aktual i SHBA-së në kryerjen e testeve.
Ekspertët e shëndetit publik gjatë muajve të fundit kanë deklaruar se testimet do të luajnë një rol të madh për t’i shpëtuar më të keqes së pandemisë.
Sipas të dhënave, SHBA-ja çdo muaj realizon më pak se 30 milionë teste. Teksa virusi është përfshirë në çdo komunitet amerikan, disa zyrtarë kanë thënë se gjurmimi i rasteve ka qenë i pamundur për shkak të kapacitetit të dobët të testimeve dhe përhapjes së pakontrolluar të testimeve.
Këta ekspertë besojnë se prodhimi i testeve të lira dhe të shpejta do të mundësojë zgjerimin e testeve. Sipas vlerësimeve të tyre, deri në fund të muajit tetor numri i testimeve mund të rritet në 70 milionë në muaj.