Qeveria duhet vëmendjen ta orientoj drejt ekonomisë, për shkak se efektet reale të qeverisë së mëparshme në këtë fushë ishin shumë të vogla, vlerëson profesori universitar dhe ish-deputeti i LSDM-së Igor Ivanovski.
“Është e rëndësishme që fokusi të jetë në ekonomi, dhe jo në politikë. Në periudhën e kaluar, Maqedonia ka qenë dhe ende është e mbingarkuar me situatat dhe ngjarje politike që reflektojnë drejtpërdrejt negativisht në funksionimin ekonomik. Qeveria në periudhën e ardhshme duhet të përqendrohet në të gjitha burimet e mjeteve dhe drejtim efektiv në fushën e investimeve në mënyrë që të gjenerojnë biznese të qëndrueshme”, deklaroi Igor Ivanovski – Profesor në Fakultetin e Ekonomisë.
Qëndrim të ngjashëm kanë dhe ekspertët tjerë. Ata kërkojnë që qeveria t’i kushtojë më shumë vëmendje sektorit të biznesit dhe ta nxisë klimën e investimeve, sidomos për kompanitë vendase.
“Në skenë duhet të kthehet sektori i biznesit. Në vitet e fundit klima e investimeve në Maqedoni ishte shumë e prishur. Iniciativat për investime ishin katastrofike nga e sektorit të biznesit. Rrethanat për hapjen e kompanive në fazën fillestare ishin të këqija. Këtu duhet që Qeveria e re të kushtojë pak më shumë vëmendje”, tha Predrag Trpevski- Profesot në Fakultetin Ekonomik.
Profesori universitar, Borce Trenovski, thotë se qeveria duhet të jetë e kujdesshme sa u përket ndryshimeve të paralajmëruara në politikën fiskale dhe tatimore sepse bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që mund të paraqesin një rrezik të evazionit fiskal.
“Paga minimale kaloi. Pasi që të ritet duhet t’i shohim efektet reale në ekonomi. Për një vit e gjysmë apo një vit prej tani do të mund të japim vlerësime nëse ajo do të ketë efekt real, apo nëse janë rritur dhe pagat tjera, a do të rriten punësimet apo do të ketë pasoja negative – deklaroi Borce Trenovski”, profesor në Fakultetin Ekonomik.
Edhe në ditët e ardhshme për çështjet aktuale në këtë fushë me sugjerimet dhe rekomandimet e veta, por edhe komentet për politikat e qeverisë do të debatojnë ekspertë në kuadër të shkollës së shtatë verore për ekonomistët e rinj. (AlsatM)