Kosova dhe Serbia nuk kanë të ardhme nëse nuk tregojnë se kanë gatishmëri për të rinisur negociatat.
Ky është konstatimi i bërë nga profesori amerikan, njëherit edhe njohës i rrethanave politike në Ballkan, Alon Ben Meir.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se asnjëra palë nuk mund t’i ikë pafundësisht zgjidhjes së konfliktit Kosovë-Serbi.
Siç thotë ai, nëse Kosova dhe Serbia s’kanë vullnet të mirë për zgjidhjen e konfliktit, s’ka të ardhme për këto dy vende.
“Nuk ka të ardhme për Kosovën dhe Serbinë nëse qeveritë e këtyre dy vendeve nuk e bëjnë të qartë se janë të gatshme t’u hyjnë negociatave me një vullnet të mirë për zgjidhjen e konfliktit, nga i cili asnjë palë s’mund të ikë pafundësisht”, ka shkruar ai.