Kina i ka siguruar udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Unit dhe familjes së tij një vaksinë eksperimentale të koronavirusit. Ata raportohet se janë vaksinuar.
Së paku kështu thuhet nga eksperti amerikan, Mark Barry, i cili ngrit dyshime që diktatori Kim Jong-Un ka marrë vaksinën.
Deri tani është e paqartë se cila kompani e furnizoi Kinën me këtë vaksinë të cilën e mori Kim, derisa përmenden tre emra të kompanive, raporton Reuters.
“Kim Jong Un dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë brenda familjes Kim dhe rrjetit të lidershipit, janë vaksinuar për koronavirus gjatë dy ose tre javëve të fundit në sajë të një kandidati për vaksinë të furnizuar nga qeveria kineze,” shkroi Harrye Kazianis, një ekspert i Koresë së Veriut në Qendrën për Interesin Kombëtar në Uashington.
Sinovac Biotech Ltd, CanSinoBio dhe Sinopharm, përmenden si emrat e kompanive që kanë mund t’ua sigurojnë vaksinën eksperimetale.
Hua Chunying, zëdhënëse në ministrinë e jashtme kineze nuk e kundërshtuar një veprim të tillë derisa tha gjatë konferencën se nuk ka dëgjuar se lideri korean është vaksinuar.
Mark Barry, një analist dhe ekspert për Azinë Lindore ka thënë se Kim Jong-Uni do i preferonte më tepër vaksinat evropiane sesa ato të ardhura nga Pekini.
“Rreziku është më i madh. Por ai është i lumtur të marrë pajisje mbrojtëse kineze”, ka shkruar Barry në Twitter.
Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ndonjë infeksion me koronavirus, por Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut (NIS), ka thënë se një shpërthim atje nuk mund të përjashtohet pasi vendi kishte shkëmbime tregtare dhe njerëz me njerëz me Kinën – burimi i pandemisë – para se të mbyllej kufiri në fund të janarit.