Eksperti i kibernetikës për rastin e Kajtazit: Pajisje të tilla shiten shumë lehtë në Kosovë, mund të blihet me 100 euro

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i kibernetikës, Halil Berisha ka komentuar rastin e gazetarit Vehbi Kajtazi, ku ky i fundit ka gjetur sot në veturën e tij një gjurmues GPS, sipas eskpertit, një pajisje e tillë shitet shumë lehtë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se pajisja që është gjetur në veturën e gazetarit, mund secili ta blejë me 100 euro.

Madje shtoi se një pajisje e tillë mund të blihet aq lehtë në Kosovës, pasi që Kosova nuk është pjesë e vende që i njeh, dhe nuk përdoret prej agjencive të sigurisë në Kosovë.

“Pajisjen qe e paskan gjete ne veturën e Vehbise, mundet secili qe i ka 100 euro me ble. Bile, bile, kur hyn me ble Kosova as nuk figuron si shtet ne faqen e tyre, qysh po e shihni ne fotografi.

Pra logjika e shëndoshë thotë që një pajisje e tille, qe shitet kaq lehte, e Kosova as nuk është pjese e vendeve qe i njeh, nuk përdoret prej agjencive tona të sigurisë”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme