Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka treguar se deri në sa orë lejohet që një shofer i autobusit të vozisë brenda një drejtimi.
“Sa i përket llojeve të transportit, vendin e parë e nxë transporti mbi goma pasi është më i rëndësishmi. Ndërsa për momentin transporti më i sigurt është transporti ajror, kurse sa i përket shpeshtësisë është rrugori dhe hekurudhori”.
“Ligji për Transportin Rrugor, neni 57, paragrafi i parë flet qartë se e drejta për ta shfrytëzuar mjetin transportues të udhëtarëve apo autobusin është 4 orë e gjysmë me 45 minuta pushim. Pas kësaj periudhe sërish fillon vozitja me 4 orë e gjysmë dhe me nëntë orë pushim, brenda një itinerari apo një drejtimi të lëvizjes. Mirëpo, gjatë javës i 56 orë lëvizje”, ka thënë Ahmeti në Info Magazine të Klan Kosovës.