Eksperti i sëmundjeve infektive në ShBA: Shtetet me numër të lartë të infektuarve duhet ta shqyrtojnë rimbylljen

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Sëmundje Infektive tha që shtetet, të cilat janë duke u përballur me rritje enorme të rasteve me koronavirusin duhet të shqyrtojnë rimbylljen.

“Çdo shtet që është duke pësuar një rikthim të rasteve me COVID-19, duhet të shikoj seriozisht për mbyllje”, tha Faucci për Wall Street Journal të mërkurën.

Fauci gjithashtu tha se disa shtete vepruan shumë shpejt me hapjen, dhe hodhën hapa të shpejtë drejt kthimit në “normalitet”, prandaj ka një rritje të numrit të infektuarve.

Eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në vend tha, se masat që aktualisht janë duke u praktikuar, duke përfshirë mbajtjen e maskave, distancimin social dhe shmangien e turmave mund të ndikojnë në frenimin e rritjes së infeksionit.

Të ngjashme