Eksperti i sigurisë: Prezenca e KFOR-it dhe EULEX-it në veri është më se e nevojshme

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Të marten, në Leposaviq nën veturën e një serbi është gjetur eksploziv.

Ende nuk dihet se kush e ka bërë këtë akt, por viktima ka deklaruar se dyshon se kjo ka ndodhur për shkak se ai punon në institucionet e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, ka folur eksperti i sigurisë Fetah Zejnullahu.

Ai në Info Magazine tregoi disa masa që duhet të ndërmerren për t’i parandaluar këto rreziqe.

“Prezenca e institucioneve të sigurisë në veri është më se e nevojshme, duke përfshirë prezencën masive edhe të institucioneve të sigurisë ndërkombëtare, KFOR-i dhe EULEX-i edhe pse e dimë që reaguesi i parë është Policia e Kosovës, por prapë se prapë ai vend ka nevojë për t’u monitoruar për shkak të sfidave që na presin, edhe për shkak të zgjedhjeve të 21 prillit”, tha Zejnullahu.

Të ngjashme