Eksperti i sigurisë: Roli i SHBA-së është kyç dhe partner strategjik i Kosovës

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 08:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se roli i SHBA-së është kyç si partner strategjik i Kosovës.

Madje, ai tha se Kosova do t’i qëndrojë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në misionin e tyre për vendet që po paraqesin kërcënim dhe rrezik nga Rusia.

“Roli i SHBA-së në këtë rast është kyç si partner strategjik i Kosovës. Amerika është e përqendruar gjithsesi ta përkrahë Ukrainën në kërkesën e saj për anëtarësim në NATO dhe të hiqet nga përqafimi i Putinit. Kështu që Kosova do ti qëndrojë pranë në bazë të deklaratave edhe të presidentes të vendit e cila u deklarua se sikur që kanë ndihmuar në evakuimin e qytetarëve Afganistan edhe në misione paqësor në Kuvajt. Pra në këtë rast Kosova do t’i qëndrojë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në misionin e tyre për vendet që po paraqesin kërcënim dhe rrezik nga Rusia”, tha Ibishi.

Të ngjashme