Eksperti ndërkombëtar: Sfidë për institucionet mbesin transparenca dhe besueshmëria

| 11 Dhj 2023 | 12:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Eksperti ndërkombëtar, Fransico Cardona, tha se sfidë për institucionet mbesin transparenca dhe besueshmëria, raporton Ekonomia Online.  Këto komente ai i bëri në konferencën me temë: “Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel, organizuar nga Iniciativa CorrWatch, e ndërmarrë nga konzorciumi i organizatave i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Sipas Cardonas, zgjedhjet specifike ndryshojnë nga vendi në vend në varësi të kontekstit politik, por që baza mbete e njëjta.

“Hapja si transparencë bëhet duke nënkuptuar debatet se cilat janë mjetet ligjore për marrjen e informacioneve në duart e autoriteteve. E drejta për të ditur në BE është e rregulluar me disa ligje e projekte vite më parë”- shtoi ai.

Cardona po ashtu përmendi kufijtë ligjor për qasje si privatësia personale, siguria kombëtare, hetimet penale, si dhe mbrojtjen e sekreteve legjitime.

Condrad me të pranishmit në konferencë ndau shembullin e sinjalizuesit përmes Katharina Gun, e cila ishte informatore në Amerikë. Madje tha se kjo ngjarje e bujshme në Amerikë në vitin 2019  është kthyer edhe në film.

Eksperti përmendi faktin se përzgjedhja e bazuar në merita të zyrtarëve ndihmon në zhvillimin e gjithmbarshëm, raporton EO.

“Në të kundërtën ekspertiza kërkon autonomi, pavarësi ne analizimin e situatave dhe vendimmarrjes. Tensionet mes autonomisë dhe vartësisë ndahen në katër grupe kapaciteti i lartë, autonomia profesionale, nënshtrimi, kapaciteti i ulët”, tha Cardona.

Ai shtoi se politikat e mbrojtëse së sinjalizimit janë të nevojshme për krijimin e demokracisë me standarde të larta. Cardona përmendi edhe një fjalë të urtë e cila thotë se “Duhen shumë njerëz të padisiplinuar për të krijuar një popull të lirë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme