Gjatë ditës së premte u bë me dije se Ministria e Arsimit, e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka hapur tendet për një ekspert që do të monitorojë “kritikat e mediave” ndaj këtij dikasteri.
MAShT ka dalë me një sqarim, duke thënë se tenderi i hapur më datë 23 maj 2024, kërkon një kontraktor individual për monitorimin e mediave.
“Divizioni për Komunikim Publik (DKP) ka hapur tender me datë 23.05.2024 për shërbime të veçanta, respektivisht për kontraktor individual për monitorimin e media, qasje në dokumente publike dhe financiare me qëllim rritjen e transparencës me publikun, por edhe informimin e stafit menaxherial dhe politik lidhur me lajmet që kanë të bëjnë me arsimin.” – thuhet në një komunikatë.
Tutje, ministria e Nagavcit ka kërkuar falje për lëshimin që ka ndodhur me “terma joadekuat”, ky ku ekspertit i kërkohej të monitorojë lajmet që “atakojnë” institucionin.
“Në bazë të kompetencave të veta ligjore dhe pa njohurinë e kabinetit, DKP ka përgatitur gjithë procedurën për këtë tender. Lëshimi ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së termave joadekuat dhe
duke qenë i paqëllimshëm, DKP u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës, thuhet tutje.
“Prandaj, duke ju kërkuar falje, kërkojmë mirëkuptimin e mediave dhe qytetarëve për këtë lëshim të paqëllimshëm.” – thuhet në fund.