Një zyrtar afgan tha se një eksplodim ka ndodhur sot afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, që është tejet e mbrojtur, në qendër të kryeqytetit Kabul në Afganistan.
Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Afganistanit, Najib Danish, tha se eksplodimi ndodhi në hyrje të një banke, afër kompleksit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale.