Shënjestra e panjohur e një atentati në Vlorë, dyshohet se ka shpëtuar mrekullisht sot, pasi lënda plasëse që ishte vendosur në makinë ka rënë në mes të rrugës.
Kanë qenë banorët e lagjes “10 korriku” ata që kanë vënë re një pako të dyshimtë në mes të rrugës dhe kanë telefonuar menjëherë policinë.
Forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe kryen evakuuimin e zonës. Uniformat blu konfirmojnë se bëhet fjalë për lëndë eksplozive e montuar gati për të shpërthyer. Sakaq, mësohet se forcat xhenio kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të kryejnë shpërthimin e kontrolluar.
Dyshimet janë se eksplozivi ishte vendosur poshtë një makine por është shkëputur gjatë ecjes në këtë rrugë.