Vendosja e një eksplozivi ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës të linjës të tensionit të larte 400kV, Tirana2 – Podgorice, në Fushe Krujë.
Flukset e energjisë që injektohen në këtë linje sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet procedurale ne organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.