Ish-zyrtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, i cili tani vazhdon përkrahjen për pushtetin në cilësinë e “analistit”, ka sulmuar njësitet më elitare speciale policore, të cilat sot protestuan par Qeverisë së Kosovës.
Në një reagim në Facebook, Ramabaja ka konstatuar se pjesëtarët e NjSI-së janë “të manipuluar nga nëntoka e politikës”.
“Manipulimi i nëntokës politike me dy segmente të veçanta të shoqërisë sonë: me minatorët dhe me pjesëtarët e njësisë speciale FIT, kalon kufijtë e çoroditjes politike dhe shkon drejt absurdit e ksenofobisë” ka shkruar Ramabaja.