Ndotës të vegjël të lëshuar nga makinat dhe industritë ‘ulë proteinat thelbësore të rritjes së flokëve.
Ajri i ndotur mund të ndikoj në rënien e flokëve duke ndikuar në rënien e proteinës që është e domosdoshme për rritjen e flokëve.
Për herë të parë, hulumtuesit kanë treguar grimca të vogla toksike që mund të dëmtojnë proceset kimike brenda qelizave që promovojnë rritjen e flokëve, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Dhe kjo sipas shkencëtarëve mund të ju lë edhe tullac.
Puna e tyre më shumë u përqendrua në ndotës të zakonshëm të ajrit siç janë makinat, industritë dhe ngrohja shtëpiake. Përveç problemeve tjera që sjell ekspozimi ndaj ajrit të ndotur siç janë asthma, dhe sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, tani shkencëtarët kanë gjetur se ndotja e ajrit ndikon edhe flokët tuaj.
Duke bërë hulumtimin, ata kanë ardhur në përfundim se këto ekspozime shkaktojnë humbje të flokëve.