OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për ekspoziten “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

OVL UÇK i është drejtuar me një letër publike institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Përmes, një njoftimi ën rrjetin social Facebook, nga kjo organizatë kanë bërë me dije se letra u është dërguar këtyre institucioneve:

Community Development Fund (CDF) – Embassy of Sëeden in Kosovo

Rockefeller Brothers Fund (RBF)

Institute of International Education (IIE)

Sëiss Federal Department of Foreign Affairs (FDFA) – Embassy of Sëitzerland in Kosovo

Cultural Heritage ëithout Borders (CHëB)

Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) / Open Society Foundations.

Përmes kësaj letre është kërkuar tërheqja e emrave të tyre nga çdo referencë e mbështetjes në këtë publikim, për shkak të shqetësimeve serioze lidhur me besueshmërinë dhe integritetin e tij.

Letra e plotë:

OVL UÇK njofton opinionin publik se i është drejtuar me një letër publike institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Letra u është dërguar këtyre institucioneve:

Community Development Fund (CDF) – Embassy of Sëeden in Kosovo

Rockefeller Brothers Fund (RBF)

Institute of International Education (IIE)

Sëiss Federal Department of Foreign Affairs (FDFA) – Embassy of Sëitzerland in Kosovo

Cultural Heritage ëithout Borders (CHëB)

Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) / Open Society Foundations

Përmes kësaj letre është kërkuar tërheqja e emrave të tyre nga çdo referencë e mbështetjes në këtë publikim, për shkak të shqetësimeve serioze lidhur me besueshmërinë dhe integritetin e tij.

OVL UÇK thekson se trajtimi i temave të ndjeshme historike kërkon përgjegjësi të lartë dhe standarde të mirëfillta profesionale.

Letra e plotë gjendet më poshtë:

Për vëmendjen e drejtuesve të institucioneve mbështetëse,

Të nderuar,

Me shpresën se ky komunikim ju gjen mirë, në emër të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, po ju drejtohemi përmes kësaj letre publike në lidhje me mbështetjen që institucioni juaj i ka dhënë publikimit “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të autorit z. Shkëlzen Gashi, si dhe ndikimit që ka pasur ekspozita e tij publike në Prishtinë.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përmbajtjes, vlerësojmë se ky publikim paraqet një sërë problematikash serioze që cenojnë besueshmërinë dhe integritetin e tij.

Së pari, ndonëse publikimi paraqitet si studim, ai nuk mbështetet në një metodologji të qartë kërkimore; mungon analiza e strukturuar dhe kritike e burimeve, si dhe një organizim sistematik i të dhënave, duke e afruar më shumë me një përmbledhje sesa me një hulumtim apo studim të mirëfilltë.

Së dyti, në disa raste përfshihen ngjarje të cilat cilësohen si “masakra”, edhe pse vetë publikimi e pranon mungesën e burimeve të mjaftueshme për to. Megjithatë, për këto raste paraqiten të dhëna konkrete si data, vendndodhje dhe numri i viktimave, duke krijuar një kontradiktë të drejtpërdrejtë dhe duke ngritur dyshime serioze mbi saktësinë dhe përgjegjësinë akademike të publikimit.

Së treti, mënyra e klasifikimit të viktimave përmes një ndarjeje të ngurtë ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve paraqet një qasje reduktuese, që nuk reflekton kompleksitetin e realitetit në terren dhe rrezikon të prodhojë interpretime të deformuara të ngjarjeve, e po ashtu përbën mungesë të ndjeshmërisë për viktimat.

Së katërti, janë evidentuar mospërputhje në të dhënat numerike të viktimave në disa raste, si dhe përdorimi i materialeve vizuale që nuk përkojnë gjithmonë me ngjarjet që pretendohet të paraqiten, duke e dobësuar më tej kredibilitetin e publikimit.

Në këtë kontekst, vlerësojmë se përfshirja e institucionit tuaj në seksionin e mbështetjes së këtij publikimi nuk është neutrale. Pavarësisht deklarimit formal se pikëpamjet e shprehura nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet e donatorëve, vetë fakti i mbështetjes financiare dhe identifikimit publik krijon një lidhje të drejtpërdrejtë të legjitimitetit institucional me përmbajtjen e tij.

Një distancim i tillë formal nuk është i mjaftueshëm për të neutralizuar perceptimin publik, as ndikimin që kjo lidhje prodhon në interpretimin dhe pranimin e përmbajtjes.

Duke marrë parasysh arsyet e sipërpërmendura, konsiderojmë se mbajtja e emrit të institucionit tuaj si mbështetës i këtij publikimi cenon kredibilitetin institucional dhe përgjegjësinë publike që e shoqëron atë.

Për këtë arsye, kërkojmë nga ju që të tërhiqni emrin e institucionit tuaj nga çdo referencë e mbështetjes në këtë publikim.

Ruajtja e së vërtetës historike nuk është thjesht çështje akademike, por për më tepër një përgjegjësi morale ndaj viktimave dhe brezave që vijnë.

Me respekt,

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Prishtinë, Kosovë.

Të ngjashme