Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Galerisë së Fakultetit të Arteve, hapi ekspozitën me punime të nxënësve të gjitha shkollave të komunës së Prishtinës.
Në këtë ekspozitë, secili institucion edukativo-arsimor u përfaqësua me nga tre-katër punime të punuar nga nxënësit e shkollave të tyre.
Qëllimi i këtij aktiviteti është stimulimi i nxënësve për t’u marrë me art dhe ekspozimi i punimeve të tyre, por edhe krijimi i një kulturë të vizitës së ekspozitave nga ana e nxënësve dhe në përgjithësi vetëdijësimi në këtë fushë.
Planifikimi dhe organizimi i ekspozitës me rastin e shënimit të nëntë vjetortit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është realizuar në koordinim me drejtuesit e Fakultetit të Arteve dhe drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore dhe do jetë e hapur për vizitorët nga data 16 deri 19 shkurt 2017.