Në kuadër të aktiviteteve për nderë të viktimave të 11 shtatorit është hapur ekspozita me fotografi dhe fotografit nga aktivitetet e Shoqatës”Miqtë e Amerikës” që i dedikohen kësaj date, raporton EO.
Në këtë aktivitet qytetarët kishin mundësin të shohin fotografi mbi ngjarjen e 11 shtatorit 2001 në ShBA.
Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, teksa ka prezantuar fotografikë, tha thënë se me këto aktivitete janë munduar që të kujtojnë viktimat që humbën jetën në ShBA pas një sulmi terroristë më 11 shator 2011.
Ai ka falënderuar të gjithë atë që kanë kontribuar në këtë aktivitet e sidomos nxënësit e shkollës “Hivzi Sulejmani”, nga Fushë Kosova.
Kjo ekspozitë dhe aktivitet të tjera në nderë të kësaj dite janë organizuar nga Kuvendi i Kosovës, së bashku me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Krizave, Zjarrfikësit e Prishtinës, Qendrën e Mjekësisë Urgjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë.