Është arrestuar një person në Gjakovë pasi ekspozoi një armë zjarri në Prizren.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë 04.10.2023 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vendin e tij të punës e kishte ekspozuar një armë zjarri. Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të cilën dyshohet se e kishte ekspozuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.