Është ekstraduar nga Vjena, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm.
Kështu është bërë i mundur kthimi i 43-vjeçarit Viktor Pelivani nga Austria drejt vendit tonë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, shkruan Top Channel.
Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00, Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.