Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë, i dyshuari për kultivim droge në Klinë

Prishtinë | 03 Dhj 2025 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë, i dyshuar për kultivim të drogës në fshatin Sferkë të Klinës.

Sipas Policisë, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari ishte arratisur në Shqipëri, pas zbulimit të një plantacioni të madh të drogës në këtë fshat.

Më 27 shtator të vitit 2024, aksioni antidrogë kishte zbuluar dhe sekuestruar 1 mijë kilogramë drogë me vlerë 5 milionë euro.

“Lidhur me rastin, në shtetin e Shqipërisë  është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe më pas është realizuar ekstradimi i tij në Republikën e Kosovës. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e organeve të rëndit.

Të ngjashme