Elefanti vret një punëtor me “hundën” e tij në një kopsht zoologjik në Spanjë

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor i kopshtit zoologjik në Spanjë vdiq pasi një elefant e goditi atë me “hundën” tij, duke e hedhur punëtorin drejt hekurave ku ishte izoluar kafsha.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Joaquin Gutierrez Arnaiz, 44 vjeç, u godit të mërkurën nga një elefant afrikan 4.4 tonë që ishte femër në Parkun Natyror Cabarceno në Cantabria, Spanjë veriore.

Gutierrez Arnaiz u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Marques de Valdecilla, ku vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Në kohën e incidentit, stafi po pastronte kompleksin e elefantëve.

Lidhur me këtë rast, policia lokale, Garda Civile dhe kopshti zoologjik filluan hetimin e këtij incidenti.

Francisco Javier Lopez Marcano, Ministri i Turizmit në Cantabria, tha në një deklaratë për mediet spanjolle se elefanti që goditi punëtorin kishte një infeksion në këmbë dhe ndoshta ishte edhe shtatzënë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme