Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, pas përfaqësimit të Qipros në Eurovizion 2018-të, aty ku mori vendin e dytë, ka publikuar këngën e re, shkruan KultPlus.
Kënga titullohet “Karamel”, ndërsa për muzikën është përkujdesur Doron Medalie, Moshe Peretz, Avi Ochayon e teksti është shkruar nga Sophia Papavassiliou, Eleni Foureira.
“Karamel” është publikuar dje në kanalin zyrtar të YouTube të këngëtares Foureira.