Gjykata Supreme mori vendim që të rinumërohet të gjitha votat e ardhura nga diaspora, raporton EkonomiaOnline.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka pranuar këtë vendim dhe ka dhënë detaje se si do të ndodhë procedimi i mëtejmë i tyre.
Valmir Elezi, ka thënë se fillimisht duhet të bëhet verifikimi i fletëvotime, e më pastaj fillon numërimi i tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, raporton EkonomiaOnline.
“Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është e nevojshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime. Vlerësimi ka për qëllim që ta dimë nëse fletëvotimi është dërguar nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo është dërguar nga ndonjë person tjetër që nuk e plotëson këtë kriter të domosdoshëm. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara dhe sa është i atyre të refuzuara. Në fund, vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka thënë ai.
Elezi ka thënë se verifikimi i tyre mund të marrë kohë dy ditë.