Kryeministri Albin Kurti, ka gabuar kur e ka fajësuar Klanin e Novi Sadit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i tha Ekonomia Online, njohësi i çështje të sigurisë, Bedri Elezi.
Sipas tij, bartja e përgjegjësi nga shteti i Serbisë në një klan kriminal do të ndikojë në hetim dhe në perceptimin e ndërkombëtarëve për atë ka ndodhur në veri.
“Mendoj që deklarimi i Z.Kurti është i gabuar sepse zhvendos mund të themi përgjithësinë nga Qeveria në një Klan i cili mund të quhet edhe klan kriminal, por që në fakt nuk i shërben dhe nuk e ndihmon procesin hetimor. Kjo vërtetohet me faktin që Milano Radjioçiqi personi që kishte pranuar publikisht që ka organizuar këtë sulm është lënë i lirë dhe i njëjti po ashtu tani më është në gatishmëri apo mund të themi bashkëpunon dhe punon ngushtë me qytetarët tjerë Serbi, e cila janë pjesë e këtyre grupeve kriminale dhe terroriste për të organizuar sulme të tjera për territorin e Republikës së Kosovës”.
“… prandaj deklarimi i z.Kurtit është shumë i gabueshëm do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në hetime po ashtu do të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare për faktin që tani më siç duket nuk e kemi subjekt Qeverinë dhe institucionet shtetërore të Serbisë por kemi subjekte një grup më të vogël që e ka quajtur Klani i Novi Sadit”.
Ai pohon se ka informacione që mund të ketë sulme të reja në veri, duke shtuar se për këtë çështje janë të informuara edhe institucionet vendëse të sigurisë dhe ato ndërkombëtare.
“Fatkeqësisht sipas disa informacioneve që kemi siguruar ditëve të fundit cilat informacionet janë ndarë edhe me faktorë të sigurisë qofshin ata lokal apo ndërkombëtare ka informacione eventualisht për ndonjë kanosje apo ndonjë rrezik që mund t’i vijë Kosovës nga aktivitetet e dhunshme cilat vijnë pikërisht nga grupet terroriste apo mund të themi struktura të sigurisë së Serbisë të cilat në vazhdimësi po bëjnë përpjekje për të destabilizuar Kosovën dhe gjithë rajonin”.
Ai shprehet i bindur se tha se agresioni që ka ndodhur në veri është organizuar nga struktura e sigurisë së Serbisë, raporton EO.
“Jemi të bindur që ky sulm apo ky agresion që ka ndodhur në veri të Mitrovicës është organizuar nga struktura e sigurisë Serbisë dhe është në dijeni dhe mbështetje të Presidentit Serbisë Vuçiq dhe po ashtu është mbështetur nga strukturat e shërbimit sekret të Rusisë të cilat në vazhdimësi kanë bërë përpjekje për esklimin e situatës sigurisë në Kosovë dhe kështu të bëjnë dekoncentrimin e forcave ndërkombëtare NATO-së nga Ukraina e vende tjera”.