Elezi: Mbi 700 serbë po stërviten ushtarakisht në kufi me Kosovën

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se mbi 700 serbë po kryejnë stërvitje ushtarake në kufi me Kosovën, ku sipas tij, besohet se po presin një urdhër për të hyrë në Kosovë.

Tutje ai thotë, se Serbia si fillim po përgatit opinionin e saj se Kosova po i provokon ata, përcjell Klankosova.tv.

“Ne jemi mësuar të kemi reagime të tilla nga Serbia, e cila po mundohet të justifikojë angazhimet e saj serioze në kufi me Kosovën, veçanërisht në mbështetjen e grupeve të cilat i kemi përmendur edhe  më parë, dhe tani kemi deklarime të institucioneve në Kosovë që po stërviten, po kryejnë ushtrime ushtarake afër kufirit me Kosovën, ku besohet se janë mbi 700 persona, të cilët mendohen se po presin një urdhër nga Beogradi zyrtar për të shkruar drejt Kosovës”, tha Elezi në Kosova Today të Klan Kosova.

Të ngjashme