Elezi: Në QNR vazhdon numërimi i votave me postë, janë numëruar 19 kuti votimi

Prishtinë | 04 Jan 2026 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i përkasin votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili njoftoi se nga pasdita e ditës së shtunë e deri në mesnatë janë numëruar gjithsej 19 kuti votimi, brenda të cilave ndodhen pakot me fletëvotime që deri më tani kanë arritur në Kosovë.

“Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7) dhe Mitrovicë e Jugut (2/5)”, tha ai.

Ai theksoi se procesi i numërimit në QNR po vazhdon sipas komunave dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara nga KQZ.

Ndërkohë, të dhënat për rezultatet zgjedhore po përditësohen vazhdimisht në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate. https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/total-results

Të ngjashme