Procesi i rinumërimit të rreth një mijë e 400 vendvotimeve pritet të përmbyllet nesër (24.11.2019).
Zyrtari i KQZ-së për Informim, Valmir Elezi, ka thënë se kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe se ky proces pritet të përmbyllet deri nesër.
“Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot (e shtunë) deri në orën 16 janë rinumëruar 67 vendvotime”, transmeton Klan Kosova.
“Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është: 1307 vendvotime apo 92.89 për-qind”.
“Kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe ky proces pritet të përmbyllet deri nesër, e diele”.