Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë të martën

Prishtinë | 03 Mar 2025 | 15:22 | Nga Diellza Gashi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Ekonomia Online ka njoftuar se të martën pritet të përfundojë numërimi i votave me postë.

Sipas Elezit, deri më tani, janë numëruar më shumë se gjysma e fletëvotimeve dhe pritet që procesi të përfundojë në ditët në vijim.

Elezi theksoi se shpallja e rezultateve përfundimtare do të varet nga dinamika e numërimit dhe konfirmimi nga PZAP dhe Gjykata Supreme, që nuk ka ndonjë çështje në shqyrtim.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, po vazhdon numërimi i votave nga jashtë Kosovës, respektivisht votat përmes postes. Deri në përfundim të ditës së diel, janë numëruar më shumë se gjysma e fletëvotimeve. Besojmë që deri të martën të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve të mbetura nga votimi përmes postës. Pas kësaj KQZ-ja do të filloi me numërimin e votave me kusht të cilat janë pjesë e votimit të zhvilluar në 56 vendvotime. Dhe pastaj dhe numërimi i votave nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.

“Sa i përket një date të saktë të shpalljes së rezultateve përfundimtare, nuk mund të jap një datë të caktuar, sepse kjo varet nga dinamika e numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi.

Elezi theksoi se shpallja e rezultateve përfundimtare do të varet nga dinamika e numërimit dhe konfirmimi nga PZAP dhe Gjykata Supreme, që nuk ka ndonjë çështje në shqyrtim.

“Pasi të përmbyllen të gjitha këto procese dhe pasi të marrim konfirmim nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk ka një çështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione, atëherë KQZ do të mund të shpall rezultatin përfundimtar për subjekte politike dhe kandidatë për deputetë”, tha ai.

Të ngjashme