Sulmi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga ana e bandave serbe në veri, njohësi i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi thotë së është bërë për të shpërqendruar vëmendjen e luftës në Ukrainë dhe për ta nxjerr atë vëmendje këtu në Kosovë dhe Ballkan.
Sipas tij, përplasja e serbëve me përfaqësuesit e NATO-së, është bërë me tendencat për të përshkallëzuar dhunën dhe për të kaluar në një proces të shkëmbimit të zjarrit ku mund të ketë edhe viktima.
“Fatkeqësisht të kemi një konfirmim nga ana e KFOR-it nga sulmet që janë bërë nga grupet kriminale ndaj zyrtareve të KFOR-it, përkatësisht pjesëtarëve të NATO-së”.
“Sinqerisht ky është një informacion shumë shqetësues ngase këto grupe kriminale tani më kanë marr guximin që të sulmojnë edhe NATO-në dhe të lejnë të kuptosh që këto grupe kriminale nuk kanë për qellim as një lloj çështje tjetër përpos eskalimit të situatës dhe për të shpërqendruar vëmendjen e luftës në Ukrainë dhe për ta nxjerr atë vëmendje këtu në Kosovë dhe Ballkan ngase përplasja me përfaqësuesit e NATO-së, kur marrim parasysh se NATO ka status neutral andaj kujtoj që ky guxim të lenë me besua që tendencat janë për të përshkallëzuar dhunën dhe për të kaluar në një proces të shkëmbimit të zjarrit ku mund të kemi edhe viktima”.
“…këtë e bazoj në faktin që deri me tani e kanë parë, sepse policia e Kosovës nuk ka bërë veprime të cilat do ti japin mundësi këtyre strukturave për eskalimin e situatës në konflikt të armatosur, atëherë janë orientuar drejt strukturave të KFOR-it të cilat janë aktualisht duke u kujdesur për sigurinë e Kosovës”.
Elezaj theksoi se takimi i kryeministrit Kurti me komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it është bërë me qëllim për të krijuar rrethana të reja për shmangien e viktimave.
Ai shtoi se shtet e QUNTI-it i kanë dërguar një letër Qeverisë serbe ku i kanë dhëna afat 48 orë për t’i larguar barrikadat, raporton EO.
“Ne kemi parë që zyrat e KUINT-it i kanë i kanë dërguar një letër presidentit të Serbisë, ku u janë drejtuar se në rast se Serbia nuk merr hapat e duhur për largimin e barrikadave EULEX dhe KFOR do ti japin dritën jeshile kryeministrit të Kosovës për dërgimin e forcave speciale për largimin e barrikadave. Me çka me një far forme janë mundu që përgjegjësin e dhunës eventuale që mund të ndodh si rezultat i tentimit të institucioneve të Kosovës të bartin mbi supe Qeveria e Beogradit sepse siç duket adresa për largimin e barrikadave është në Beograd”.
“Ky takimi ka qenë i paralajmëruar, besoj që ky takimi është në kuadër të përpjekjeve të NATO-së për të krijuar rrethana të reja për shmangien e viktimave. Çdo përpjekje e dhunshme për largimin e këtyre barrikadave mund të na dërgoj deri tekë përplasja e armatosur ku mund të kemi edhe viktima. Qeveria amerikane dhe Inteligjenca e saj janë duke i bërë përpjekjet maksimale për të shmangur viktimave eventuale”, tha ai.