Elezi: Tensionet në Serbi mund të ndikojnë negativisht edhe në Kosovë

Prishtinë | 14 Gus 2025 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka paralajmëruar se përplasjet e dhunshme që kanë shpërthyer në Novi Sad mes protestuesve antiqeveritarë dhe mbështetësve të presidentit serb Alleksandar Vuçiq mund të kenë pasoja destabilizuese në rajon, përfshirë edhe Kosovën.

Elezi tha se çdo përshkallëzim dhune në një vend të caktuar rrezikon të reflektohet edhe në shtetet fqinje.

“Ekziston rreziku që ky lloj aktiviteti të lejojë përshkallëzim dhe të përdoret si arsye për të justifikuar veprime të tjera, me pretendimin se për shkak të situatës së sigurisë nuk mund të mbahet nën kontroll një zonë e caktuar, e më pas kjo të prekë territore të tjera të fqinjëve”, tha Elezi në Klan Kosova.

Të ngjashme