Data 8 Tetor e vitit 2016 do të jetë sigurisht një ndër datat më të rëndësishme të Elia Zaharias dhe Princit të Shqipërisë Leka.
Çifti i tha “Po” njëri-tjetrit, duke kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare me një ceremoni madhështore ku kishte të ftuar pjesëtarë të mbretërive nga e gjithë bota.
E mesa duket nusja shqiptare, Elia, paska lënë një shije të mirë, pasi ajo është shpallur nga revista prestigjoze spanjolle “Hola” si “Nusja e Vitit”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elia në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet e surprizuar për këtë lajm, shkruan Bordo.al.